Nuk mbaron me kaq! Jo vetëm Superliga, presidenti i Napolit propozon ndryshim në Itali; Të futet Serie E, 14 ekipe të mëdha dhe askush nuk bie nga kategoria

Presidentët e ekipeve të mëdha në Europë kërkojnë që të ndryshojnë futbollin sipas rregullave të tyre. Sikur të mos mjaftonte vetëm ideja e çmendur e krijimit të Superligës Europiane, nga Barcelona dhe Real Madridi, presidenti i Napolit, De Laurentis, vazhdon me një ide tjetër.

“Ajo që ndodhi me Superligën është fantastike. Tani ne duhet të bëjmë një Serie A të nivelit të elitës, me 14 ekipe dhe pa të drejtë rënie nga kategoria. Unë do të bëja direkt një Serie E në Itali, ku në E të qëndronte vetëm elita, pra vetëm ato ekipe që kanë numrin më të madh të tifozëve”, tha De Laurentis. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *