“Nuk mbahet Kristjan Asllani në stol”, në Itali impresionohen që tani: Shumë më tepër se zëvendësuesi i Brozovic

Kristjan Asllani shkoi te Interi si zëvendësuesi i Brozovic. Megjithatë pak ndeshje miqësore i kanë mjaftuar mesfushorit shqiptar që të ndryshojë idetë e drejtuesëve dhe opinionit publik. Mario Sconcerti ka publikuar një artikull në mediat italiane ku e bën të qartë se Asllani është shumë më tepër se njeriu që zëvendëson Brozovic.

“Te Interi ka dy nënshkrime shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. E kam fjalën për Asllanin dhe Mkhitaryan. Do të jetë e vështirë ta mbajmë Asllanin në stol. Këtu fleksibiliteti duhet të jetë nga trajneri. Nuk mendoj se Inzaghi nuk do të heqë dorë kurrë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Evropë e sakrifikojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një lojtar në mesfushë.

Asllani është njëzet vjeç dhe mund të presë, por puna që ka treguar tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Ai është shumë më tepër se një zëvendësues i Brozovic”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online