Nuk kthehet te Partizani dhe ndonjë ekip tjetër i Superiores, Lorenc Trashi zyrtarizohet te Ilir Daja

Lorenc Trashi e ka mbyllur aventurën e tij te Qadsia në Kuvajt. Lojtari i Kombëtares është kthyer te një ekip shqiptar, por jo i Superiores. Në media u aludua jo pak për afrimin e tij te Partizani, që nuk rezultoi i vërtetë. Ky futbollist është pjesë e Ballkanit të Ilir Dajës.

Zyrtarizimi ka ardhur në faqen e klubit që konfirmon se kanë firmosur me Trashin për dy vite e gjysmë. “Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Trashi ka firmosur me klubin tonë për 2 vite e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online