“Nuk krahasohen cilësitë tona me Tiranën”, flet Olsi Teqja: E përjetova shumë kartonin e kuq ndaj tyre

Olsi Teqja ende nuk e ka harruar atë karton të kuq të marrë ndaj Tiranës, ndërsa Kukësit do i ikte nga duart një fitore që dukej e sigurtë në finale e parakohshme. Nga ana tjetër, bardheblutë morën më tepër zemër për të vazhduar shkëputjen në kryesim, duke i kaluar verilindorët.

Teksa flet në emisionin “Zona Gol”, mbrojtësi shprehet se cilësitë e Kukësit nuk krahasohen me Tiranën. Megjithatë në këtë pikë që ndodhet Superiorja, gjithçka varet nga rezultatet e skuadrës që drejtohet nga Egbo.

Si po i kalon ditët në izolim?

Tani u bë një kohë shumë e gjatë në karantinë dhe jemi mësuar. Jemi munduar të stërvitemi në kushtet që kemi, duke bërë edhe pak vrap nga liqeni.

Ju mungon futbolli?

Futbolli na ka munguar shumë. Uroj që të nisë sa më shpejt, qoftë edhe me stërvitjet, siç janë edhe modelet europiane. Do ishte mirë që shteti të na lejojë të stërvitemi, pasi duhet të jetojmë me këtë virus.

Duke sjellë në vëmendje sezonin deri në momentin që është luajtur, çfarë do të doje të ndryshoje?

Sezonin e kam gjithmonë para syve, ishim duke kryesuar. Në 3-4 ndeshje ne u ndëshkuam në fund, ndërsa Tirana në fund ia doli të fitojë disa ndeshje. Kartonin e kuq ndaj Tiranës e kam përjetuar shumë keq, si unë edhe familja ime, duke ditur që nga ajo ndryshoi edhe rezultati.

Shumë mendojnë se ishit juve fajtori i humbjes në atë ndeshje…

Në karrierën time kam luajtur në kupat e Europës, ku kemi qenë me 2 lojtarë më pak dhe nuk kemi pësuar asnjë gol. Nuk mendoj se isha unë fajtori për ndeshjen me Tiranën, kemi gabuar me episode, por edhe unë marr përgjegjësitë e mia. Në 30 prill do kemi një takim me drejtuesit, ku do të flasim për gjithçka.

Besoni akoma te titulli kampion?

Cilësia e ekipit është shumë e mirë, nuk mund t’i krahasojmë me Tiranën. Megjithatë është në dorë të kundërshtarit, nuk është vetëm në dorën tonë. Kupat e Europës janë një shpëtim për të gjithë futbollin shqiptar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online