Nuk kishte asnjë kandidat tjetër në garë, Gianni Infatino zgjidhet sërish presidenti i FIFA-s

Gianni Infantino do të mbetet president i FIFA-s të paktën deri në vitin 2027. Zvicerani nuk kishte konkurrencë dhe në kongresin vjetor u zgjodh për një mandat tjetër, të tretë.

Infantino ka qenë njeriu më i rëndësishëm në FIFA që nga viti 2016. Tani dihet se sundimi i tij do të zgjasë të paktën deri në vitin 2027. Më pas do të jetë mundësia të aplikohet edhe për një mandat tjetër, deri në vitin 2031. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *