“Silvinjo ma premtoi”, Alban Bushi ka siguri: Brez i fortë, këta lojtarë i japin kualifikimin historik Shqipërisë U-21

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit. Këto takime do të zhvillohen në Antalia të Turqisë në datat 23 dhe 27 mars.

Në listën e lojtarëve gjenden talente si Adrion Pajaziti, Endri i Atalantës, Mërgim Berisha dhe dy vëllezërit Shpendi te Cezena. Në konferencën e sotme për shtyp, Bushi shprehu sigurinë se ky brez arrin larg.

“Grupi është i plotë, kam shumë besim te këta lojtarë, janë cilësor dhe do t’i shërbejnë Kombëtares A. Miqësoret bëjnë mirë edhe për lojtarin. Dikur ne bënim pak miqësore, por kur bën shumë miqësore, kjo e rrit lojtarin.

Ky grup lojtarësh është shumë i fortë, jam i bindur se do shkruajmë historinë te Shqipëria U-21 me ta. Grupi ynë është i kalueshëm, nuk kemi frikë asnjë. Superiorja ka qenë e vakët sa i përket aktivizimit të lojtarëve të rinj, hera e parë që ne marrim kaq pak.

Kemi folur me Silvinjon dhe më ka premtuar se nuk do të preki nga Shqipëria U-21, të paktën jo tani. Jo si më parë që merreshin dhe rrinin në stol te Kombëtarja A”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online