“Nuk kemi nevojë të flasim me lojtarët e Laçit”, Gurishta u flet rumunëve: Nuk kemi frikë

Erdenis Gurishta ka folur përkrahë Mirel Josës në konferencën për shtyp në prag të takimit që Vllaznia do të luajë kundër Universitatea Craiova-s nesër në orën 19:30. Kapiteni i shkodranëve pranon se kampionati rumun qendron më lart se ai shqiptar, por kjo nuk i frikëson aspak. Gurishta tregon se nuk ka qenë e nevojshme të flisnin me lojtarët e Laçit për të marrë këshilla se si të eliminojnë Universitatea Craiova-n.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por nuk kemi frikë. Jemi të motivuar të japim njëqind për qind në fushë. Liga rumune është shumë më e fortë se ajo shqiptare, vitet e fundit Batha dhe Hoxhallari kanë ardhur këtu në UTA, lojtarë të mirë. Nuk kemi pse të flasim me lojtarët e Laçit, por i kemi parë ndeshjet e vitit të kaluar dhe nuk mund të bëjmë parashikime, sepse vitin e kaluar Craiova ishte favorit, por u eliminua”, ka deklaruar Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online