Nëse dikush do të na thoshte që në 180 minuta, përballë Spanjës dhe Italisë, do të krijonim në total më shumë se 12 raste për të shënuar, atëherë padiskutim që çdonjëri nga ne do të hidhte firmën që të ndodhte! Nuk kemi shënuar asnjë gol, por kemi zhvilluar në total, në thuajse një ndeshje e gjysmë (duke hequr 35 minutat e para në Alikante), një paraqitje të bukur. Ndaj Italisë, në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë e Panuçit kanë marrë duartrokitjet e 16 mijë të pranishmëve, por të njëjtën gjë do të kenë bërë edhe nga shtëpia ata që kanë bërë tifo për skuadrën e Shqipërisë nga tv. Na ndëshkon Kandreva, një arbëresh që luan te Interi dhe që ka shfrytëzuar një përgjumje të mbrojtjes dhe, sidomos, pozicionimin e gabuar të Agollit, që doli bosh. Një gol që megjithatë nuk na uli moralisht, teksa sulmuan deri në sekondat e fundit, por Berisha ndali Imobilen që të dyfishonte rezultatin. Në pjesën e parë, sakaq, me Sadikun dhe kryesisht Grezdën, vumë në vështirësi Bufon me shokë. Pikërisht në pjesën e dytë, Roshi ngroh dorezat e Bufonit, ndërsa Grezda është sërish më i rrezikshmi. Një humbje 0-1 e pamerituar, por një e ardhme e ndritur që na pret… Sepse, nëse kjo Shqipëri i bëri ballë Italisë dhe Spanjës, për të paktën një pjesë loje, atëherë do të thotë se kundër ekipesh në letër më të vogla, duhet të presim shumë. E mbyllim më vend të tretë në grup dhe krenarë për këtë përfaqësuese…
Shqipëri-Itali 0-1
Shënues: Kandreva 73′
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Mavraj, Basha (Lila 68′), Memushaj (Latifi 76′), Grezada, Kaçe, Roshi (Ahmedi 90′), Sadiku. Trajner: Panuçi
Italia: Bufon, Kielini, Darmian (Zapakosta 61′), Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje (El Sharaui 90’+2), Imobile, Eder (Gabiadini 89′). Trajner: Ventura
Goli
73′ – Kandreva merr një krosim perfekt nga Insinje dhe, në shtyllën e dytë, i pashqetësuar, realizon
Episodet
3’ – Hysaj provon një diagonale me të majtën, pa vështirësi për Bufonin.
10’- Mavraj lëshon një top për Sadikun, sulmuesi e ul me gjok për Grezdën që godet menjëherë, por kontrollon Bufoni.
21’ – Një vertikalizim nga mesi i fushës, nuk mbyllet siç duhet nga Veseli, Imobile e gjen veten të vetëm përballë Berishës dhe godet bukur, por fantastik Berisha që mbyll bukur dhe çon topin në këndore.
26’ – Darmian provon nga distanca, por gjuajtja e tij është krejtësisht e gabuar.
27’ – Kundërsulm i Shqipërisë, Sadiku futet në brendësi të fushës dhe gjuan me të majtën, por kontrollon gjithçka Bufon.
Mbyllet pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Italisë. Një ndeshje me mjaft raste dhe emocione, por sidomos me një skuadër kuqezi që është më kërkuese dhe që i është afruar golit disa herë. Sadiku më i rrezikshmi, por edhe Grezda jo më pak. Deri tani, Mavraj në mbrojtje perfekt, ndërsa Basha po tregon gjithë përvojën e tij. Edhe pse nuk kanë bërë pritje spektakolare, megjithatë, dy portierët janë vënë në provë.
46′ – Odise Roshi provon menjëherë të trembë Italinë, por Bufon grushton
60′ – Eder shpërdoron një mundësi të artë, duke goditur totalisht lart kuadratit të Berishës
61′ – Insinje driblon Hysajn dhe provon, por Berisha thotë “jo”
63′ – Super Grezda, goditje e fortë, por Bufon grushton dhe më pas e kap me lojtarin e tij
https://www.youtube.com/watch?v=RzW9C_HPA_Y