“Nuk kemi çfarë të diskutojë më”! Trajneri i Kukësit sheh një penallti të pa dhënë për Barbosën në fund: Ajo ishte mundje, lojtari i Teutës nuk e shikon topin fare

Tirana ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Kastriotit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, por bardheblutë kanë kaluar më tej në gjysmëfinale në saj të fitores së parë. Ekipi i Shehit do të fitonte me shifrat 1-4 në transfertë me Kastriotin dhe sot iu la më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Tirana shënoi me Hasanin nga penalltia dhe Najdovski në pjesën e parë.

Të gjithë menduan se kryeqytetasit do të fitonin thellë, veçanërisht pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Kastriotit, Arapit, në minutën e 43. Megjithatë krutanët barazuan me autogolin e Isenit dhe Ajazit në pjesën e dytë.

Nga krahu tjetër Teuta u kualifikua mes emocioneve në gjysmëfinale. Ndeshja e parë kundër Kukësit përfundoi 2-0, ndërsa durrsakët e nisën në transfertë me avantazhin e Grudës. Verilindorët përmbysën gjithçka me golat e Rashitit dhe Gjelbrim Taipit nga penalltia, megjithëse Shqiprim Taipi ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 70. Por fitorja e parë e Teutës e zhvlerësoi përmbysjen 2-1 të Kukësit në takimin e sotëm. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Hallaci: “Në pjesën e dytë ishim më mirë sesa në të parën. Teuta kishte avantazhin e dy golave. Ai goli i parë i shënuar nga Teuta na preu gjunjët, por më pas ne e gjetëm forcën që të reagonim. Teutës i lejohej një gabim dhe do të ishte prapë në lojë, ne nuk na lejohej kjo gjë. I thashë djemëve në fund të takimit që provuan gjithçka. Rasti i Barbosës në fund të takimit? Ishte mundje, duhej dhënë penallti. Lojtari i Teutës nuk e shikon fare topin dhe kap Barbosën nga mesi, nuk kemi se çfarë të diskutojmë më”.

Cela: “Në seancat stërvitore kemi filluar që të punojmë duke marrë parasysh që do të luajmë me një lojtar më pak, pasi na ka ndodhur shpesh që të marrim karton të kuq, kemi pesë ndeshje që ndëshkohemi kështu. Të jemi realist, Tirana nuk ishte agresive sot se e kishte siguruar kualifikimin në ndeshjen e parë. Këto kartonët më shqetësojnë se të luash me lojtar më pak, do të sillesh rreth kundërshtarit”.

Martini: “Ne e kontrolluam pjesën e parë, krijuam raste dhe nuk i lejuam asnjë mundësi Kukësit për të na shënuar. Është e pafalshme që si shkoi situata në fund, duhej të kontrollonim topin. E menduam lojën të mbaruar para kohe. Ishte vetëkënaqësi e lojtarëve. Megjithatë kur duhej të luftonin, erdhën dhe luftuan. Menduan se rezultati ishte 1-1, Kukësi me karton të kuq dhe çdo gjë kishte marrë fund. Ky nuk është maksimumi ynë, do t’i shkojmë deri në fund Kupës, duhet ta fitojmë atë. Ky ekip ka shumë më tepër mundësi për të bërë”.

Orges Shehi: “Aktivizuam disa lojtarë të rinj sot për shkak të rezultatit të parë. Pastaj kur shkuam 2-0, futëm disa lojtarë të tjerë të akademisë. Jam i kënaqur me Isenin, ka shumë cilësi, po bën mirë nga e majta. Ai nuk është mërzitet kurrë, as kur luan dhe as kur nuk luan. Përgjoni dhe Aleksi kanë pasur probleme fizike. Tani gjendja e tyre është më e mirë dhe shpresoj të jenë të gatshëm për kampionat. Abazaj vjen pas dëmtimit gjithashtu, duhet të marrë minutat për t’u kthyer në formën e tij më të mirë. Shpresoj se pas pauzës së Kombëtareve, Kristali mund të jetë në gjendje më të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online