Nuk kanë fund tensionet te PSG-ja, Lionel Mesi tërbohet me shokun e skuadrës

Situata nuk paraqitet e qetë te PSG-ja. Pas zënkave të fundit, ku protagonist ka qenë Nejmari, një tjetër përplasje ka ndodhur brenda ekipit. Këtë herë është Lionel Mesi ai që ka shfaqur pakënaqësi gjatë seancës stërvitore. “L‘Equipe“ raporton se argjentinasi është tërbuar me Vitinjën.

Ky i fundit bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Mesit në stërvitje, duke zgjuar kështu zemërimin e tij. Kampioni i Botës i ka shfaqur gjithë pankënaqësinë e tij Vitinjës, i cili pak kohë më parë u përfshi në një debat me Nejmarin. Duket se portugezi nuk i ka aspak mirë punët me yjet e PSG-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *