Brajan Gruda ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Mainz kundër Dortmund, të fituar me shifrat 3-0. Vlerësime të mëdha ka pasur për lojtarin shqiptar, i cili mund të jetë befasia e Silvinjos në Euro24.
Trajneri e ka kërkuar në Kombëtare dhe ka arritur ta kontaktojë, por nuk dihet ende zgjedhja e lojtarit të Mainz, i cili aktualisht është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë. “Nuk kam parë kurrë një 19-vjeçar të luajë kështu si Brajan Gruda”, tha portieri i Mainz, Robin Zentner, i cili e admiron talentin shqiptar. Ndërkohë në të njëjtën vlerësim ishte edhe drejtori sportiv i Mainz. “Brajan ka tronditur mbrojtjen e Dortmundit”, tha Martin Schmidt. /Sport Ekspres/