“Nuk kam parë diçka të tillë më parë”, portieri i PSG-së rrëfen episodin me Diego Costën

Marcin Bulka, i cili është edhe portier i francezve të PSG-së, ka  ndarë së fundmi edhe disa rrëfime interesante në lidhje me emra të njohur të futbollit botëror. Portieri polak ka qenë më parë edhe pjesë e Chelsea-t dhe ka pasur mundësinë që në karrierën etij të stërvitej pranë shumë lojtarëve me emër.

Episodi i rrëfyer nga gardiani 20-vjeçar ka pasur si protagonist sulmuesin Diego Costa dhe i përket periudhës kur të dy mbanin veshur fanellën e bluve të Londrës. Costa njihet si një peron që i pëlqen shakatë, por këtë herë duket se i ka kaluar caqet.  Bulka rrëfehet se nuk ka parë diçka të tillë më parë, teksa sulmuesi spanjoll vendosi të pasmet e tij në fytyrën e ish-shokut të ekipit Chalobah.

“Një ditë gjatë stërvitjes Chalobah rrëzohet përtokë pas një ndërhyrjeje. Diego Costa mendonte se ai po shtirej dhe nisi t’i fliste gjëra të pakuptimta në spanjisht. Por minutat kaluan dhe Chalobah nuk u ngrit. Kështu Diego uli pantallonat, i vendosi të pasmet e tij në fytyrë dhe pastaj vrapoi tutje. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë Marcin Bulka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *