Kur sjell Mourinhon, ju e dini saktësisht se çfarë doni, trofe. Fenebacei kërkoi pikërisht këtë nga trajneri portugezi, por ekipi aktual e ka të vështirë të përballet me Galatasaray. Mourinho është kritikuar shpesh, por edhe yje të shumtë të skuadrës. Portugezi beson se mungojnë më shumë përforcime në mënyrë që të mund të mbajë hapin me rivalin e qytetit.
Ndërsa priste lajme të tjera të mira nga presidenti Ali Koc, Mourinho u pa me pesë valixhe në aeroportin e Stambollit. Ai u largua nga Turqia, duke u kthyer në Angli për shkak të problemeve shëndetësore. Pushimet nuk janë ato që i imagjinonte, sidomos jo për shkak të diferencës -8 kundër Galatasaray, por Jose nuk dorëzohet kurrë. Edhe pse Fenerbace është skuadra që ka pësuar më pak gola në kampionat, portugezi nuk ka mundur t’i shmangë kritikat, por si gjithmonë gjeti ‘fajtorët’. Ai këtë sezon fajtor e konsideron organizimin e arbitrave në Superligën turke, si dhe mungesën e lojtarëve cilësorë në disa pozicione.
“Unë nuk kam numrin 10, nuk kam një portier, nuk kam një mbrojtës të majtë”, thuhet t’i ketë thënë Mourinho presidentit të klubit. Sipas tij, Galatasaray ka një ekip të madh, ndaj i tha presidentit të klubit: “Kam frikë ta them këtë, por mendoj se Galata do të jetë kampion”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/