“Nuk kam mundur dot kurrë ta kaloj”! Perez bindet nga fjalët e Mbappe, i ofron kontratë të re mbrojtësit

Real Madrid ka ndoshta sulmin më të fortë në botë dhe synimi i radhës është të forcojë mbrojtjen. Mbretërit kanë nevojë për një portier dhe po kërkojnë edhe mbrojtës.

Sa i përket krahut, krahu i majtë duhet të mbushet nga Alphonso Davies nga Bayerni, por kanadezi mund të qëndrojë në Mynih, mundësia e blerjes së ish-lojtarit të Realit, Theo Hernandez nga Milani gjithashtu ka rënë, por Kylian Mbappe i tha Florentino Perez se ka tashmë një lojtar në atë pozicion që do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Kurrë nuk kam arritur ta dribloj, është e pamundur ta kaloj”, dyshohet se i ka thënë Mbappe presidentit të Realit, duke aluduar për Forlando Mendy, 29-vjeçarin që e ka takuar më herët si lojtar i PSG-së, por edhe shpesh në seancat stërvitore në kampin e Francës.

Ish-lojtari i Lyonit ka pesë vite në Madrid, por shpesh ishte nën hijen e Marcelos, por pas largimit të brazilianit, ai u bë mjaft i rëndësishëm në listën e Carlo Ancelotti-t, veçanërisht sepse tani David Alaba është i dëmtuar dhe dinte të kërcente.

Perez dëgjoi Mbappe dhe reagoi menjëherë. Është rënë dakord që të vazhdojë bashkëpunimi me Mendin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe sipas lajmeve të fundit, ai do të jetë i lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027. Mendy shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re dhe Reali do të zgjidhë çështjen e mbrojtësit të majtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/