“Nuk ka vlerë ta dërgojmë sfidën në penallti”, Bitri i gëzohet “Air Albanias”: Shyqyr që luajmë në Tiranë, tifozët do e mbushin stadiumin

Partizani do të përballet të enjten mbrëma kundër Saburtalos në ndeshjen e kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës. Eneo Bitri ka folur për mediat në prag të kësaj sfide, ku është shprehur se skuadra ka optimizëm për të prekur turin e dytë. Mbrojtësi i të kuqve i gëzohet faktit se përballja do të luhet në “Air Albania”, pasi beson se stadiumi do të mbushet nga tifozeria e Partizanit.

“Do të jem 100% me grupin dhe skuadra është e plotë dhe e gatshme. Optimizmi është dhe ka nisur prej fazës përgatitore. Partizani futet për të fituar ndeshjen. Është rezultat 1-0 dhe ky rezultat të jep pak presion, por mendoj se ne kemi cilësitë dhe kualitetet që ta menaxhojmë këtë presion.

Ndeshja e kthimit në shtëpi me tifozët? Është gjëja kryesore dhe shyqyr që luajmë në Tiranë se ata do ta mbushin stadiumin dhe janë forca jonë. Duhet të jemi pak më të përgjegjëshëm para portës dhe të tregohemi cinikë. Pika më e fortë e kundërshtarit janë disa lojtarë me kualitet, por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar. Jemi përgatitur për të gjithë situatat, por besoj se nuk ka vlerë pas fitores atje ta dërgojmë sfidën me penallti”, ka deklaruar Eneo Bitri raporton “Supersporti“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *