“Nuk ka vend për tensione”, kapiteni i Crvena Zvezdës: Shkojmë vetëm për një arsye në Tiranë

Nga Klaudio Ndreca

Kur tensioni është shumë i madh përpara ndeshjes me Tiranës dhe Crvena Zvezdës, kapiteni i ekipit serb është munduar të qetësojë disi situatën në prag të takimit. Milan Borja është mëse i ndërgjegjshëm për historinë mes dy shteteve, por edhe po aq profesionist për t’i treguar mediave se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje futbolli dhe se nuk duhet t’i fryjnë më kot “zjarrit”. Në konferencën përpara mbërritjes në Tiranës, Borjan ka treguar dhe kujtuar arsyen e udhëtimit në Tiranë.

“Nuk ka vend për tensione. Ne do të shkojmë për të luajtur futboll në Tiranë, kjo është arsyeja. Do të japim më të mirën për të fituar. Që nga minuta e parë do të jemi të fortë, për të marrë rezultatin dhe të mbërrijmë në raundin e tretë, që është një hap më pranë realizimit të qëllimit tonë. Prandaj ne nuk duam asnjë tension në ose jashtë fushës. Duhet të bëjmë gjithçka mirë për të mbrojtur portën, që të kalojmë në grupet e “Champions League”. Jam i sigurt që do ia dalim se kemi ekip të madh”, tha Borjan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *