Laçi arriti që të fitonte ndaj Podgoricës në ndeshjen e kthimit dhe ka kaluar në turin e dytë të “Conference League”. Kurbinasit kanë një duel të vështirë në këtë fazë pasi do të përballen me Craiovan. Ekipi rumun është favoriti kryesor për të kaluar më tej, por asgjë nuk mbyllet në letër. Mbrojtësi i kësaj skuadre, Mihai Balasa, ka siguruar opinionin sportiv se nuk do të ketë nënvlerësim për Laçin.
“Kemi mjaft përvoja të pakëndshme nga e kaluara me të ashtuquajturat skuadra të vogla, por është e qartë se ato nuk janë më skuadra të vogla dhe kemi pasur mjaft surpriza vitin e kaluar. Ne ende nuk po mendojmë për Evropën, por për ndeshjen me FC Argec, është më e rëndësishmja, më pas do të kemi kohë për të studiuar kundërshtarin nga Conference League ”, tha Mihai Balasa ndërsa fillimisht Craiova do të nisi javën e parë të kampionatit me Arges dhe më pas luan ndaj Laçit. /Sport Ekspres/