Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” ishte i ftuar edhe Ilirjan Cara. Ky i fundit ka komentuar finalen e Europianit duke u shprehur se nuk dëshironte askënd prej çiftit finalist pasi nuk dhurojnë spektakël në fushën e lojës.
“Unë nuk do të preferoja asnjërën në finale, por tani jemi para një verdikti të kryer dhe opinioni jonë në studio dhe kudo nuk ndryshon asgjë. Unë do preferoja një çift më spektakolar, dhe spektaklin në futboll, mund ta garantonin Hollanda , Gjermania dhe Franca. Prandaj parashikoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por nuk parashikoj spektakël”, tha Cara. /Sport Ekspres/