“Nuk ka shpërblim nëse nuk punon“, Bare nuk e bën dramë nisjen negative të vitit: Çdokush mund të të mposhtë

Espanjoli nuk e ka nisur mbarë vitin 2022, ku ende nuk numëron një fitore. Megjithatë Keidi Bare nuk e bën dramë një fakt të tillë dhe përpiqet të qendrojë pozitiv. Në një prononcim të dhënë në Spanjë, mesfushori shqiptar shprehet se në futboll jo gjithmonë gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, por me punë do të arrijnë të marrin edhe shpërblimin e duhur.

“Nuk dua të jem dramatik. Kemi humbur ndeshje dhe futbolli është si në jetë, jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë për ju. Të gjitha skuadrat kalojnë kohë të këqija dhe ne do të përpiqemi të bëjmë kthesën. Po stërvitemi fort, presim të hënën e ardhshme dhe jemi në fushë për t’u përballur me Atletikon e Bilbaos. Do të japim njëqind për qind në ndeshjet e ardhshme.

Kemi lojtarë shumë të mirë dhe jemi një skuadër shumë e mirë, diçka që duhet ta tregojmë në çdo ndeshje sepse çdokush mund të të mposhtë. Nëse nuk punon, në fund nuk do ta marrësh shpërblimin”, është shprehur Keidi Bare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online