Nuk ka “Santiago Bernabeu” pa tifozë, Reali i Madridit mbyll dyert e stadiumit dhe i pret rivalët në… qendën stërvitore

La Liga po përgatitet për rikthimin, që pritet të vijë në datën 12 qershor. Por rinisja nuk do e gjejë më Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu“. Galaktikët kanë vendosur që deri vitin tjetër të mos luajnë në stadiumin e tyre mitik ndeshjet në shtëpi. Deri në momentin që takimet do të luhen me dyer të mbyllura, Reali i Madridit ka vendosur t’i mbyllë dyert e Bernabeut edhe për lojtarët e vetë.

Klubi do të kompensojë tifozët për biletat që këta të fundit kanë blerë për ndeshjet e ardhshme që do të luhen në kryeqytetin spanjoll, të cilat janë 6 të tilla. Ndërkohë kundërshtarët gjiganti spanjoll ka vendosur t’i presë në periferi të Madridit, në Valdebebas. Pikërisht kampi stërvitor i “Los Blancos“ do të jetë edhe shtëpia e tyre e re përgjatë kësaj kohe ku do zhvillojë ndeshjet e mbetura si pritës, deri në momentin që të jepet drita jeshile për futjen e tifozëve në stadiume./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *