Nuk ka qetësi për sulmuesin shqiptar! Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit shtyn për dënimin e Mirlind Dakut: E di që Rubin Kazan do ta bëj…

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një histori e shkuar është tashmë ajo që ndodhi me Mirlind Dakun në ndeshjen kundër Kroacisë, teksa i dha një motiv më shumë tifozëve për të kënduar kundër fqinjëve tanë. E teksa gjithçka kaloi, lojtari kërkoi falje dhe te Rubin Kazan e pritën në mënyrën më të mirë, ndikimi politik i çështjes nuk mund të mungojë.

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka shtyrë për dënimin e Mirlind Dakut. “Sjellja e tij ishte e tmerrshme dhe e papranueshme. Unë e di që Rubin Kazani do ta dënojë këtë lojtar”, tha Dyukov duke paralajmëruar qartë klubin që nuk mund ta kalojë këtë rast siç ka bërë deri tani. /Sport Ekspres/