Armando Broja duket se ka fituar besimin e trajnerit, teksa ky i fundit po i jep gjithnjë e më tepër hapësira në fushën e lojës. Pak ditë më parë e nisi ndeshjen në FA Cup kundër Sëansea-s nga minuta e parë, ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe këtë mbrëmje.
Nuk do të ketë pushim për Armando Brojën, i cili fiton vendin e titullarit në duelin e parë të Southampton-it në Premier League për këtë vit kalendarik. Sulmuesi shqiptar do të ketë përballë Brentfordin, ndaj të cilëve do të kërkojë të shënojë golin e tij të parë për 2022-shin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Our first #PL line-up of 2022 ?#COYR ??? pic.twitter.com/aHqSj31YWp
— Southampton FC (@SouthamptonFC) January 11, 2022