Trajneri i ri Tuchel, nuk e ka ndryshuar situatën e vështirë tek skuadra e Çelsit. Blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Wolverhampton Wanderers, në raundin e 20-të të Premier Ligës. Loja ishte e dominuar nga ana e çelsit, megjithatë nuk arritën të përfitonin nga rastet e shumta për të kaluar në avantazh.
Aventura e gjermanit nuk ka nisur më së miri, pasi ai cilësohet si zëvendësimi perfekt për Lampard, që u pushua vetëm disa ditë më parë. Megjithatë nuk ka mrekulli që në debutim dhe Tuchel vazhdon po atje ku e la Frank Lampard. Me këtë barazim, kryeqytetasit mbeten në vendin e 8-të, duke e parë veten shumë larg nga pozita e 4-t që con në Champions League./Elio Hajdari-Sport Ekspres/