Edhe pse i shtyrë nga një tifozeri fantastike dhe një dekord i “shtruar” në tribunën pas porte, Shkupi nuk ia ka dalë të bëjë mrekullinë në sfidën e kthimit të turit të parë të Europa League, përballë Gllasgou Rejnxhërsit të drejtuar nga Stiven Xherard.
Një ndeshje e ekuilibruar ajo e luajtur në Maqedoni, teksa të dy palët kanë pasur shanse për të shënuar, edhe pse në fund barazimi 0-0 kënaq vetëm skocezët. Natyrisht, skuadra e Zekeria Ramadanit (ish i Flamurtarit) ka besuar deri në fund, por mbrojtja mike ka rezistuar dhe në fund ka marrë atë që deshte, pra kualifikimin në sajë edhe të fitores 2-0 të një jave më parë në Gllasgou.
Për Xherardin, rruga vijon më tej, ndërsa ëndrra e Shkupit shuhet ende pa nisur mirë, por me kundërshtarin në fjalë, ishte thuajse mission i pamundur që në fillim.