Nuk ka miqësore për bullgarët, flet kapiteni: Të vdesim nesër në fushë kundër Shqipërisë

Shqipëria dhe Bullgaria do të zhvillojnë nesër një takim miqësor, i cili do të luhet në “Air Albania” duke nisur nga ora 18:00. Por për bullgarët kjo ndeshje nuk do të jetë thjesht një miqësore e radhës. Kombëtarja ballkanase po përjeton një ecuri negative dhe në pikëpyetje është vënë edhe stoli i trajnerit. Kapiteni i Bullgarisë është shprehur për mediat se do të japin shpirtin në fushë kundër Shqipërisë, duke paralajmëruar se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore.

“Nuk ka mundësi që të flasim për një humor të mirë. U përpoqëm shumë që të qetësonim disi gjërat. Por kaq për momentin, sepse kemi një tjetër ndeshje të vështirë nesër. E dimë të gjithë këtë dhe duhet të jemi gati për atë që na pret. Nuk mund të themi që ka një mungesë dëshire në ekip. Nuk ka asnjë futbollist që thotë në dhomën e zhveshjes: “Sot do të humbasim”. Duam të dalim jashtë dhe fitojmë. Nuk mund të komentoj për ndryshimin e trajnerit, sepse jam një lojtar dhe jam në fushë. Ka njerëz që mund ta gjykojnë këtë situatë. Vendimi për ne, futbollistët, është që të dalim nesër dhe të vdesim në fushë”, ka thënë Kiril Despodovi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online