Jo vetëm një golashënues i etur por një lojtar që i jep shpirt gjithë grupi për të krijuar një lojë të bukur. Vedat Muriqi padyshim është një nga protagonistët kryesor të suksesit të dardanëve në kompeticionet e deritanishme europiane. Për më tepër që Kosova i ka edukuar të gjithë me një futboll që luhet me pasion duke marrë vlerësime pozitive edhe nga të huajt.
Megjithatë, Muriqi ka treguar po ashtu së fundmi që mund të kishte në shpatulla një tjetër fanellë. Sulmuesi nga Prizëreni ka treguar gjatë një interviste në mediat e Kosovës, NTV, tregon arsyen se përse dështoi përfaqësimi i tij me Kombëtaren e Turqisë. Muriqi shprehet se mungesa e një dokumentacioni, i hoqi mungësinë e fanellës turke me gjysmë hënën.
“Në kohën kur luaja për Giresunspor, presidenti i klubit ma mundësoi të pajisem me pasaportë të Turqisë. Gjatë asaj kohë trajneri Fatih Terim disa herë ka kontaktuar përmes telefonit me presidentin. Madje edhe trajneri i Turqisë U21, Abdullah Ercan ka ardhur për të më shikuar në një ndeshje kur shënova gol dhe asistova. Më pat thënë që i kam pëlqyer shumë. Që të luaja me Turqinë, ata më kërkuan të gjej një dokument që verifikion që kam lidhje familjare me këtë vend, por unë nuk kisha. Për këtë arsye procesi mbeti në gjysmë”- u shpreh Muriqi./Sport Ekspres/