Federata Italiane ka vendosur të ndryshojë rregulloren për mënyrën se si do të përcaktohet fituesi i Serisë A në rast se dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta. Në njoftimin e bërë sot mësohet se golavarazhi apo ndeshjet direkte gjatë kmapionatit nuk do të jenë vendimtare. Fituesi do të përcaktohet nga një ndeshje play-off mes dy ekipeve që e mbyllin sezonin me pikë të barabarta.
“Këshilli Federal, ndër të tjera, ka miratuar ndryshimet e nevojshme për të bërë përfundimtar rregullin e pesë zëvendësimeve (me të gjashtin shtesë në ndeshjet që përfshijnë kohën shtesë) dhe për të futur ndeshjen play-off për caktimin e Scudettos (me gjuajtje penalltish, pa kohë shtesë, në rast barazimi në të 90′) në rast të pikëve të barabarta në renditje mes dy skuadrave në fund të kampionatit të Serisë A”, shkruhet në njoftimin e FIGC-së./Halit Delibashi-Sport Ekspres/