Tashmë duket thuajse e kryer, Ralf Rangnick do të marrë nën drejtim të plotë klubin e Milanit. “Sky Sports” nuk lë vend për dyshime dhe raporton se Gazidis i ka komunikuar lajmin Paolo Maldinit. Gjermani do të ketë jo vetëm rolin e trajnerit, por edhe atë të menaxherit teknik si dhe të mbikëqyrësit të sektorit mjekësor.
Pra një pushtet i pakufizuar në klubin kuqezi. Megjithëse Pioli po gjen ritmin e duhur me “djajtë“, e ardhmja e tij do të jetë larg stolit të Milanit. Kontrata e tij ka të drejtën e rinovimit në mënyrë automatike në rast të një kualifikimi në Champions League, gjë që vështirë se mund të ndodhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/