Porta ka qenë një nga dilemat e mëdha të Ivan Juriçit në sezonin që shkoi. Berisha erdhi për të zënë vendin e titullarit, por çuditërisht e nisi kampionatin nga stoli. Katërkëndëshi iu besua fillimisht Milinkoviç-Saviçit, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit Berishës iu dha mundësia e parë. Pavarësisht luahtjeve që pati te Torino, portieri shqiptar duket se e ka bindur përfundimisht trajnerin Juriç.
Kroati ka shuar dilemat sa i përket portierit, teksa “Tuttosport” raporton se Torino do i dorëzojë portën Etrit Berishës për sezonin e ardhshëm. Klubi italian ka nxjerrë në shitje Milinkoviç-Saviçin, ndërsa zëvendësuesi i tij po përflitet të jetë braziliani Gabriel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/