“Nuk ka lidhje derbi me Interin dhe as Napoli, nuk dua italianët”! Pioli kërkon të luajë me Bayern Munchen në çerekfinale të Champions: Do na jepte stimul

Milani ka arritur që të kalojë më tej në Champions League. Pas fazës së grupeve, kuqezinjtë eliminuan Totenhemin e Kontes. Menjëherë pas ndeshjes Pioli nuk e fshehu gëzimin. Madje trajneri i Milanit do të shkonte larg pasi u shpreh se fitimi i këtij trofeut nuk është mision i pamundur.

“Të luash në Champions League të jep shumë shpërblime. Ose do ta fitojmë dhe nuk do të jetë e lehtë ose do të arrijmë te katër më të mirët. Tani duhet të rikuperojmë energjitë tona. Më pëlqen të mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Në fillim donim të kalonim grupin, pastaj të eliminonim Totenhemin dhe tani presim shortin, të futemi te katër më të mirët. Të ëndërrosh është gjë e bukur”, tha Pioli.

I pyetur se cilin ekip dëshiron në çerekfinale si kundërshtar, trajneri i Milanit u shpreh: “Më mirë të mos ndeshemi me italianët, duke uruar që të kalojnë të gjithë. Të luash në Europë është e bukur se zakonisht përballesh me njerëz që nuk i takon në çdo rast. Tani jemi te 8 më të mirët dhe kanë ngelur vetëm ekipe të forta. Nuk ka asnjë kundërshtar të preferuar për mua, do ta presim shortin me qetësi. Frikë nga Interi apo Napoli? Nuk ka lidhje derbi, as Napoli, është koncepti. Nëse na bie në short Bayern Munchen, të paktën do të luajmë ndaj një ekipi që do të na japi më shumë stimul dhe ne nuk e dimë sesi do të shkojë me ta”, u shpreh Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online