“Nuk ka klubi sa të paguajë edhe gjobat”, trajneri i Vllaznisë: Laçi nuk ka tifozët për ashpërsinë

Vllaznia është duke marrë rezultatet pozitive në këtë kampionat, ndërsa përballja e radhës do të jetë kundër Laçit. Ndërkohë trajneri Bradriç ka komentuar këtë sfidë duke u shprehur se i di pikat e dobëta të kundërshtarit, ndërsa si favori kryesor është fakti se kurbinasve do t’i mungojnë tifozët dhe “kështjella” e viteve të fundit do të jetë me lehtë për t’u thyer. Gjithashtu një koment ka ardhur edhe për gjobën e marrë nga Vllaznia për shkakun e pranisë të më tepër tifozëve sesa numri i lejuar kundër Partizanit.

“Jemi të përqendruar te Laçi pasi është ekipi më i mirë se të tjerët që jemi përballur deri tani. Ne dimë gjithçka dhe marrim informacionet mbi pikat e dobëta që kanë rivalët. Fusha e tyre është pak më e vogël dhe kanë një organikë të fortë. Do të tregojmë edhe në ashpërsinë tonë, por ne kemi favorin që në ashpërinë e tyre, u mungojnë tifozët. Gjoba e FSHF? Herën tjetër do të kujdesemi me tepër pasi klubi nuk ka aq para sa të paguajë edhe gjobat, duhet të kujdesemi që të mos ndodhi më”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online