“Nuk ka futbollist që e lë veten deri në atë pikë”, Shkëmbi zbulon të ardhmen: Do jem trajner në Superiore

Superiorja është në pritje të dritës jeshile në mënyrë që të rifillojë sërish kampionatin. Të gjithë janë në një zë dhe duan që fituesi të dalë nga fusha e lojës. Megjithatë rikthimi do të jetë i vështirë, teksa kjo periudhë izolimi do të ketë dhënë edhe efektet e vet ate futbollistët, të cilët nuk do të jenë në formën që kishin pata ndërprerjes.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Bledi Shkëmbi. Ish-trajneri i Teutës në gjysmën e parë të sezonit ka folur për “Studio sprint”, ku tregon se fillimi padyshim që do të jetë i vështirë, por që në fund të gjithë do të shohim një cilësi në kampionat. Sipas tij askush nuk favorizohet nga kjo ndërprerje, ndërsa shton se Tirana është në rrugën e duhur për titull kampion dhe se fituesi duhet parë në fushën e lojës. Sa i përket të ardhmes, Shkëmbi zbulon se sezoni i ti do e gjejë në stolin e një ekipi në elitën e futbollit shqiptar

“Mendoj që është e vështirë, fillimi do të jetë i vështirë. Kjo pauzë e gjatë për të gjithë, nuk është e mirë për futbollistët. Në javët e para do të duken problemet e pushimit të gjatë. Pas kalimit të disa ndeshjeve, do të vazhdojmë të zhvillojmë një kampionat të mirë, cilësor, deri në ndeshjen e fundit”.

Ajo kohë e mjaftueshme do të lihet nga Federata, programi do të jetë i rregullt. Minimumi dy javë do t’iu jepen ekipeve, është gjë normale. Siç e thashë, pavarësisht 2 apo 3 javëve, prapë do të ketë probleme 3-4 ndeshjet e para. Janë gati edhe 13-14 ndeshje përfshirë Kupën e Shqipërisë dhe çdo lojtar, do të marrë formën e mire. Unë asnjëherë nuk jam ankuar dhe mendoj se kjo situatë, është e njëjta për të gjithë, nuk ka ekipe të favorizuara. Të gjithë do të nisen të barabartë dhe në fund të kampionatit, secili do të marrë atë që meriton.

Ne mendojmë, nga ana profesionale, nuk ka sot futbollist që ta lërë veten deri në atë pikë sa të mos stërvitet. Nuk ka nga këta futbollistë. Mesa shikojmë, të gjithë mundohen të përgatiten në mënyrën e tyre. Stërvitja individuale, plus ato 2-3 javë që mund t’i lërë FSHF, do të jenë optimale.

Nuk mendoj se do të jepet titull në tavolinë. Tirana është në rrugën e duhur, po bën një kampionat shumë të mirë. Kukësi është rivali kryesor. Edhe unë do të doja që ky titull të vendoset në fushë. Komplimente Tiranës, kam lexuar dhe dëgjuar që e duan titullin në fushë. Kjo gjë është për t’u përshëndetur.

Sezonin e ri? Mendoj se do të jem përsëri trajner i një ekipi në Superiore”, ka thënë Bledi Shkëmbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online