Belgjika ishte e para që do të mbyllte para kohe kampionatin, duke dalë kështu kundër dëshirës që UEFA kishte shprehur për të shpëtuar sezonin dhe për ta nxjerrë kampionin nga fusha e lojës. Por e detyruar të zgjedhë të njëjtën rrugë si fqinjët është edhe Holanda. Vendimi i qeverisë ndalon zhvillimin e aktiviteteve deri në datën 1 shtator, duke e bërë mision të pamundur përfundimin e kampionatit holandez në fushë.
Vetë faqja zyrtare e “Eredivise“ përcjell lajmin për të gjithë, ndërsa shton se do të komunikojë me qeverinë europiane të futbollit për t’u konsultuar në lidhje me këtë çështje. Megjithatë rrugë tjetër duket se nuk ka për ta, pasi në shtator është e pamundur të shpëtohet sezoni aktual, duke qenë se është ai i vitit 2020/2021 që do të zërë vend. Në këto kushte në Holandë u duhet të vendosin nëse do të quhet një kampionat i pavlefshëm apo do të marrin për bazë renditjen aktuale. Ditën e premte do të organizohet edhe një takim me të gjitha klubet, ku do të njihen me pasojat që shkakton kjo mbyllje e parakohshme e sezonit./Halit Delibashi-Sport Eskpres/
UPDATE:
? Geen betaald voetbal tot 1 september
?? @KNVB gaat in overleg met UEFA over het stoppen van seizoen 19/20
? Vrijdag gesprek met KNVB, clubs en andere betrokkenen over consequenties daarvanLees meer: https://t.co/KRubD2jx62 #eredivisie #onsvoetbal pic.twitter.com/eMgJufpwlR
— Eredivisie (@eredivisie) April 21, 2020