Nuk ka fitues në Korçë. Skënderbeu-Elbasani ka përfunduar në barazim 1-1, Elbasani e ka nisur me pikë rrugëtimin në “Abissnet Superiore”. Bardhekuqtë ishin të parët që kaluan në avantazh. Prençi gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, duke kaluar në epërsi Skëndërbeun që në minutën e 16.
Juglindorët ruajtën avantazhin deri në minutën e 81-të, kur Bruno Lulaj riktheu sërish baraspeshën. Rezultati qendroi i padryshuar deri në fund të ndeshjes, me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë në javën e parë të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/