Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0 përballja mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 15 të “Abissnet Superiore”-s. Nuk ka pasur fitues mes skuadrave, megjithëse nga të dy krahët kërkonin vetëm 3 pikët. Kukësi dhe Teuta kanë mbajtur rrjetat të paprekura përgjatë 90 minutave, duke mos shfrytëzuar kështu rastet e krijuara në fushë. Bregdetarët mbeten në vendin e fundit në tabelën e renditjes, ndërsa Kukësi ngjitet në vendin e 7 me 16 pikë të grumbulluara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/