Spanja ka mposhtur sot Italinë me shifrat 1-0. Një triumf mjaft bindës i iberikëve, të cilët dominuan dukshëm përballjen. Trajneri i Spanjës ka folur pas ndeshjes, ku ka vlerësuar në maksimum Kombëtaren që ai udhëheq. Sipas tij, nuk ka ekip më të mirë se Spanja.
“Unë mendoj të njëjtat gjëra si dje, jam shumë krenar për rezultatin dhe mënyrën se si e fituam ndeshjen. Por kjo është një garë shumë e vështirë dhe ndërsa përparoni, kundërshtarët fillojnë t’ju njohin dhe bëhen më konkurrues. Ne duhet t’i ruajmë këto ndjenjat, unë ende mendoj se nuk ka ekip më të mirë se ne, por nuk duhet të ulim kurrë nivelin tonë dhe të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë.
Unë e adhuroj shumë Spaletin, por nuk mendoj se ndryshimi midis dy skuadrave ishte thjesht fizik, për mendimin tim ishim superiorë në çdo gjë. A ishte ndeshja më e mirë që kur kam drejtuar Spanjën? Po, mendoj se ishte Spanja më e mirë e menaxhuar ndonjëherë. Sonte ishim më të kompletuar dhe nuk lodhem të them se futbolli spanjoll është më i miri në botë. Dua të nënvizoj cilësinë e këtij brezi futbollistësh, për mua ata janë më i miri në botë”, ka deklaruar De la Fuente./Hali Delibashi-Sport Ekspres/