Nuk ka asnjë skuadër! Djaloshi shqiptar që përfaqëson Luksemburgun, i shënon 3 gola në 90 minuta Turqisë

Lojtarët shqiptarë janë të shumtë dhe përfaqësojnë Kombëtare nga më të ndryshme në botë. Një prej tyre është edhe Leon Elshan, i cili është pjesë e Luksemburgut U-19. Në ditën e sotme ky sulmues 17-vjeçar ka marrë qendrën e vëmendjes pasi arriti që të shënonte 3 gola në barazimin 4-4 në transfertë me Turqinë U-19.

Lojtari nga Kosova shënoi dy herë në pjesën e parë brenda 13 minutave, ndërsa Turqia përmbysi rezultatin. Ishte sërish Elshan që do të rikthente ndeshjen në ekuilibër të plotë, për t’u mbyllur me dy gola të tjerë, nga një për secilën Kombëtare. Interesant është fakti se Leoni është aktualisht pa skuadër, teksa së fundmi ishte pjesë e të rinjëve të Rodës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *