Futbollistët në Itali kanë lënë fushat e blerta dhe kanë hyrë në karantinë, duke respektuar këshut masat e marra nga qeveria për parandalimin e Koronavirusit. Serie A me shumë gjasa nuk do të rikthehet as në muajin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë se tifozët nuk do të kenë mundësinë të shohin futboll.
“Le Iene” ka marrë një iniciativë interesante, teksa ka vendosur ta zhvendosë futbollin nga fushat e blerta drejt shtëpive. “Quarantine League” do të jetë kampionati që do të ogranizohet nga media italiane, ku yjet e futbollit do të përballen me njëri-tjetrin nga rehatia e divanit të tyre nëpërmjet video-lojës FIFA20. Ky kompeticion do të nisë ditë të enjten e 19 marsit dhe do të transmetohet në kanalet e “Le Iene” si dhe në Instagram, duke i sjellë këshut të gjihtë tifozëve të futbollit një mundësi të mirë argëtimi në këto ditë të vështira të izolimit. Ndërkohë pjesë e “Quarantine League” do të jenë emra si Baloteli, Pirlo, Materazi, Kanavaro, Imobile etj./Sport Ekspres/