Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar para ndeshjeve me Shqipërinë dhe Anglinë. Atmosfera nuk është aspak e mirë te hungarezët që kërkojnë shkarkimin e këtij trajneri. Më veçanërisht zhgënjimet kanë ardhur pas humbjes së thellë me Anglinë dhe mposhtjes nga Shqipëria, në një kohë që Hungaria luftoi si e barabartë në Europian me më të mëdhatë. Për këtë arsye trajneri Rosi ka prekur edhe këtë çështje në konferencë:
“Gjithmonë e kam thënë se nuk kam ndërmend që të qëndroj këtu, nëse nuk më duan të tjerët. Pra ata që janë në krye, këtu kam parasysh Federatën dhe tifozët. Kjo ka të ngjarë që të ndodh nëse nuk arrijmë në Botëror. Atëherë duhet të shohim arsyet e dështimit dhe unë jam gati që të nxjerrë përfundimet e mia. Nuk do të kapem me thonjë dhe dhëmbë për të mbrojtur punën. Nëse dëshirojnë që të largohem, atëherë nuk ka asnjë problem, do të largohem. Nuk jetoj në hënë apo në mars. I kam parë ato komentet që kërkonin kokën time pas humbjeve me anglezët dhe shqiptarët. Kërkuan që unë të largohesha, të jepja dorëheqjen”, tha Rosi. /Sport Ekspres/