“Nuk jemi të gjithë Ronaldo”, portieri i Serie B për prerjen e rrogave: Na troket pronari te dera për qeranë

Në një kohë kur futbolli në Europë është ndalur të shumtë janë klubet që po hasen me vështirësi të mëdha ekonomike. Disa ekipe të vogla po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa disa të tjera kanë një ide se si të shpëtojnë financat dhe për këtë mendojnë të shkurtojnë rrogat e futbollistëve. Megjithatë lojtarët duket se nuk janë dakort me një vendim të tillë, që rëndon mbi supet e tyre, e aq më tepër se situata e krijuar nuk ka dodhur falë tyre, por ishte një fatkeqësi të cilën poe vuan gjithë bota prej Covid-19. Tifoët janë mësuar që në botën e futbollit të flitet me shifra marramendëse, por jo të gjithë lojtarët përfshihen në këtë kategori, teksa shumë prej tyre luajnë në liga të ulëta ku pagat janë mëse normale.

Lidhur me temën për prerjen e rrogës së futbollistëve përgjatë këtyre muajve kur ata do e kenë të pamundur të zbresin në fushën e blertë ka folur edhe portieri Alberto Paleari, i cili luan në Serinë B italiane. Ky i fundit është shprehur hapur, duke thënë se jo të gjithë paguhen sa Ronaldo. Madje futbollistët në kampionatin ku ai luan paguhen aq pak sa nëse nuk marrin rrogën për një muaj nuk kanë para të shlyejnë as qeranë e shtëpisë.

“Nëse do të vonoheshin rrogat për një muaj dhe të merrnim dyfishin në tjetrin atëherë do të pranoja pa problem. Nëse nuk do të merrja pagesën atëherë me sinqeritet do të thoja jo. Nuk jemi si Crisriano Ronaldo në Serinë A, të cilit po t’i heqësh rrogën për dy muaj nuk do të ketë probleme. Nëse na ndodh ne një gjë e tillë, na troket pronari i shtëpisë te dera për të marrë qeranë”, ka thënë Alberto Paleari./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online