Lautaro Martinezi ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Realit të Madridit, e vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Ai ka pranuar forcën e Realit, por nga ana tjetër ka shtuar se edhe Interi ka pikat e tij të forta. Lautaro Martinezi ka pohuar se trofeu i Ligës së Kampionëve është një objektiv i zikaltërve, por nuk janë të fiksuar me idenë e fitimit të tij.
“Po përballemi me një ekip me shumë kampionë, por kemi pikat tona të forta dhe lojtarë që dëshmojnë çdo vit se janë në një nivel të lartë. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen, duke rikuperuar energjinë dhe formën tonë fizike. E dimë se me kë po përballemi. Mbape është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Liga e Kampionëve? Është një objektiv. Ne të gjithë ëndërrojmë, por nuk është një fiksim. Duhet të qëndrojmë të qetë. E dimë që ka disa ekipe tepër të talentuara atje. Është një objektiv për ne. Që kur kam ardhur këtu, e kam përsëritur se duhet të punojmë për t’i sjellë Interit sa më shumë trofe të jetë e mundur”, ka deklaruar Lautaro Martinezi./Sport Ekspres/