Tani nuk jemi më të fundit në listën e Europës. Nëse më parë i ndiqnim legjendat e futbollit europian vetëm nëpërmjet televizorit, tani mund t’i shohim afër në Shqipëri. Ernest Gjoka është përballur më herët me Jose Mourinhon në kohën kur drejtonte Shkëndijën, ndërsa portugezi ishte pjesë e Totenham.
Tani trajneri i njohur do të jetë në Air Albania me ekipin e Romës, që e dërguar në finalen e parë të Conference League. “Të uroj shumë suksese në finalen e nesërme”, ky ishte urimi i Ernest Gjokës për portugezin. /Sport Ekspres/