Nuk janë më vetëm statistika dhe shifra të pabazuara në rrugë zyrtare, tashmë kemi edhe vlerën reale të Armando Brojës. Mediat britanike raportojnë se Chelsea i ka kthyer përgjigje interesimit të Arsenalit për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Sipas tyre, vlera që klubi londinez i kanë caktuar Brojës është rreth 58 milionë paund. Kjo tregon qartësisht sesa e vlerëson Chelsea këtë futbollist që sipas të gjitha gjasave do të ketë mundësinë për t’i treguar aftësitë e tij edhe Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/