“Nuk jam një thes patatesh”, Rakitiç habit me deklaratën e tij: Jam në moshën më të mirë

Ivan Rakitiç ka humbur ndjeshëm pozitat e tij te klubi i Barcelonës. Vendi i titullarit në fushën e lojës nuk është më i sigurt për të, çfarë ka sjellë edhe zëra të shumtë për një largim të tij nga “Camp Nou“. Kroati ishte në qendër të vëmendjes në merkato, teksa një kalim i tij në Milano për të veshur fanellën e Interit u bë thuajse i kryer. Megjithatë Rakitiç vijon të mbetet pjesë e Barcelonës, ndërsa për të ardhmen shprehet se dëshiron të jetë atje ku do të ndihet i vlerësuar.

Gjithashtu, në një intervistë për “Mundo Deportivo“ shton se kudo ku shkon ka si qëllim të fitojë gjithçka, duke nisur nga stërvijet e deri te titujt. Ndërkohë habit disi me deklaratën se ndodhet në moshën më të mirë, pasi lojtari i Barcelonës mbart 32 vite mbi supe dhe kjo është një moshë ku në futboll nis të bjerë disi edhe forma fizike.

“Unë nuk jam një thes patatesh. Dua të jem atje ku ndihem i vlerësuar. Nëse është këtu, atëherë do të isha i lumtur. Në të kundërt do të më duhet të vendos. Kudo ku shkoj, e bëj me qëllimin për të fituar gjithçka. Fillimisht në stërvitje, më pas në ndeshje dhe pas kësaj titujt. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Për mendimin tim kjo është mosha ime më e mirë. Nëse nuk mendoja se do të konkuroja, atëherë do i bëja gjërat ndryshe. Por ndihem më mirë se kurrë dhe mund ta shoh veten të konkuroj në nivelet më të larta për 3 apo 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Ivan Rakitiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online