“Nuk jam nga ata njerëz që hidhen në aventurë”! Trajneri i Laçit: Nuk mund të kritikoj lojtarët, morëm barazim kundër një ekipi si Egnatia

Egnatia dhe Laçi janë ndalur në një barazim pa gola. Një ndeshje që prodhoi shumë raste, por që në fund nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0. Rastin më të artë e kishte Egnatia. Spahiu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64.

Goditja e Spahiut do të kuptohej nga Dajsinani, i cili u kthye në heroin e Laçit. Me një shkëputje disi të madhe dhe një garanci të marrë për faktin se do të jetë pjesë e 4 më të mirave, të paktën teorikisht, Egnatia nuk del dot me tre pikët nga ky takim. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Josa: “Ndeshja mund të merrte rrjedha të ndryshme. Kishte rastin e penalltisë Egnatia, pastaj kishim edhe ne rastet për të fituar. Unë jam i kënaqur për mënyrën sesi ne luftuam për t’i mbyllur hapësirat Egnatias. Duhej të qetësonim më shumë topin në mesfushë dhe të dilnim më pastër në zonën e Egnatias. Por kur merr barazim ndaj një ekipi si Egnatia, lojtarëve nuk mund t’i thuash gjë. I thashë vetëm që të bëjnë më mirë kur kanë topin në zotërim. Na duhen tre pikët në ndeshjen tjetër. Por ju e dini se unë nuk jam nga ata njerëz që hidhem në aventurë dhe nuk do të hidhem shumë në aventurë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *