Nga Klaudio Ndreca
Nëse Atletiko Madridi luan në nivelet dhe fazat më të larta të “Champions League”, ndërsa ju nuk keni parë ende një gjest që do marrë polemika nga ana e Simeones, atëherë me siguri që kamerat nuk kanë qenë të vëmendshme. Ashtu si edhe sot, që i ka shpëtuar një tjetër detaj me shumë vlerë. Ende nuk dihet saktësisht reagimi i Simeones, por vetë fakti që trajneri i Leipzig, Nagelsman, e komenton pas ndeshjes dhe ku arriti që të fitojë, tregon shumë për domethënien.
Menjëherë pas mbylljes së takimit gazetari i “Sky” e ka pyetur Nagelsman për duelin e trajnerëve, pra kundër Simeones: “Sidomos pjesa e parë ka qenë gjithçka në rregull. Pastaj e tregoi se dëshiron vetëm që të fitojë”. Gazetari e ndalon trajnerin e Leipzig duke i kërkuar më tepër detaje, për atë që mund të ketë ndodhur. “Nuk do u tregoj juve asgjë me detaje tani. Por aty i keni kamerat, shikojini pak. A ishte antisportive? Unë nuk do ta kisha bërë atë, por gjithëkush vendos për veten e tij”, u shpreh Nagelsmon duke shtuar misterin. /Sport Ekspres/