“Nuk ishim mendjemëdhenj”, Kielini i zhgënjyer pas eliminimit: Jemi të shkatërruar, do mbetet një boshllëk i madh

Xhorxho Kielini ka folur për “Rai Sport” pas përfundimit të ndeshjes së “play off”-it kundër Maqedonisë së Veriut. Italia është eliminuar nga Kupa e Botës dhe zhgënjimi është i madh për mbrojtësin e Juventusit. Kielini nuk ka parë mendjemadhësi te skuadra e tij, ndërsa shton se ekipi është i shkatërruar dhe tani duhet të gjejë forcën për t’ja rinisur nga e para.

“Është e vështirë të shpjegohet. Ka një zhgënjim të madh. Edhe sot luajtëm një lojë të madhe ku na mungoi goli. Nuk ishim mendjemëdhenj. Sigurisht që na mungonte diçka. Kemi bërë gabime nga shtatori e deri më sot dhe e kemi paguar. Unë jam krenar për këtë ekip, është e qartë se jemi të zhgënjyer dhe të shkatërruar, duhet të fillojmë përsëri, është e vështirë të komentohet me pak fjalë.

Do të mbetet një boshllëk i madh dhe shpresoj që ky boshllëk të mund të japë atë energji për të filluar përsëri. Ne duhet të fillojmë përsëri për t’u rikthyer te fitoret, të kthehemi në krye të Kampionatit Europian dhe pas katër vitesh të shkojmë në Kupën e Botës”, ka thënë Xhorxho Kielini./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *