“Nuk isha unë mjeku që e ekzaminoi”/ E pyesin për deklaratën që dha për Mbapenë, trajneri i Bajernit: Njerëzit do më quanin idiot nëse…

PSG do të përballet me Bajernin e Mynihut sot në mbrëmje, në orën 21:00. Julian Nagelsmani është paraqitur përpara gazetarëve në konferencën e tij për shtyp, ku ka komentuar edhe një deklaratë të dhënë pak javë më parë për dëmtimin e Mbapesë. Trajneri i Bajernit ishte shprehur se ky ishte një bllof i PSG-së dhe se sulmuesi francez gëzonte shëndet të plotë. I pyetur sërish dje në lidhje me këtë çështje, Nagelsman ka thënë se nëse do të thoshte të kundërtën dhe Mbape do të luante, atëherë njerëzit do ta quanin një idiot.

“Nuk isha i sigurt se ai do të luante. Thashë se do ta përgatisja ekipin sikur do të dilte në fushë. Nuk isha unë mjeku që e ekzaminoi. Nëse do të supozoja se nuk do të luante dhe ai do të luante, njerëzit do të thonin se jam idiot”, ka thënë Julian Nagelsmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online