“Nuk ia kishte idenë nga futbolli”, Roberto Carlos nuk kursehet ndaj ish-trajnerit: Më shkatërroi

Roberto Carlos është një nga futbollistët që e ka përfshirë emrin e tij në historinë e futbollit botëror. Vitet e arta i kaloi me fanellën e Realit të Madridit, me të cilët ngriti lart shumë trofe të rëndësishëm. Por eksperienca e tij e parë në Europë nisi me Interin, teksa mbërriti në Milano në vitin 1995 kur edhe Moratti erdhi në karrigen e presidentit. Megjithatë eksperienca me zikaltrit nuk ishte positive dhe Carlos ia vë fajin trajnerit Hodgson për këtë fakt. Braziliani tregon se ky i fundit i shkatërroi karrierën dhe arsyeja ishte sepse nuk ia kishte idenë nga futbolli, ndërsa vendosi t’i ndërronte Roberto Carlosit pozicionin në fushën e lojës.

“Roy Hodgson më shkatërroi. Ai më bëri të luaja në qendër të mesfushës. Kështu që për këtë arsye nuk mu dha shansi të luaja për Brazilin dhe në atë kohë so të zhvillohej Kupa e Amerikës në vitin 1997. Nuk është se shkuam keq, puna është se ai nuk ia kishte shumë idenë nga futbolli”, ka thënë Roberto Carlos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online