Skënderbeu ka përfunduar në Kategorinë e Parë pas barazimit me Dinamon. Ndërkohë largimin nga kjo skuadër e ka zyrtarizuar edhe trajneri Skënder Gega. Ky i fundit tregon se nuk do të jetë më pjesë e korçarëve, teksa uron edhe rikthimin sa më të shpejtë të skuadrës në elitën e futbollit shqiptar.
“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e KF Skënderbeut. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin. Nuk ja dolëm dot për disa arsye por, jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do kthehet edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve. Respekt. S. Gega”, shkruan Skënder Gega. /Sport Ekspres/